Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka rrëfyer sot të vërtetën e saj mbi raportin e nisur mes saj dhe aktorit Donald Veshaj, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka deklaruar se e gjithë situata është e sikletshme duke i kërkuar edhe falje ish të dashurës së Donaldit, moderatores Bora Zemani.
I kërkoj falje Borës, si femër. E kam vënë veten në pozitën e saj. Gjithë ditën sot e kam menduar,”-tha ajo. Po ashtu e pyetur nga Arbana Osmani si ndihesh, Beatrix u shpreh se gjatë kohës kishte vendosur që të shmangej ndaj aktorit.
“Mbi re dhe nën re kam qenë gjithë këto ditë. Jetesa këtu tmerr, i përjeton emocionet shumë e më shumë. Për të shqetësuar nuk më ka shqetësuar asgjë, deri në momentin që banorët po më ngacmonin mua dhe Donaldit. Aty situata u bë e sikletshme pas rrëfimit të Beniadës që kishte parë një kimi dhe Meridianit. Mundohesha të shmangesha, por kur iku Semi aty u bë shumë siklet. Nuk kam bërë asnjë hap pa patur një dritë jeshile apo një siguri nga Donaldi. Nuk do e kisha marrë hapin nëse nuk do e dija që ka ndjenjë nga ana e tij,”-shtoi ajo.