Vendosja e maskës është veprim i thjeshtë, i lehtë dhe bujar, pse nuk e bën?

0
458

Po, ato janë paksa të parehatshme dhe kremi i buzëve mund të përshkëllihet paksa, por përdorimi i maskës është një vendim që nuk do mend.

Kur ishim në kulmin e izolimit, fola me një nga mikeshat e mia më të mira që është duke jetuar që disa vjet në Hong Kong. Është goxha naive, por po i flisja asaj për këtë situatë sikur edhe ajo të ishte në izolim. Pas të gjithave, është një pandemi globale.

Pasi më dëgjoi duke e bërë listën e arsyeve pse karantina ishte e nevojshme, por shumë stresuese, ajo më ndërpreu dhe më tha: “O, kam shkuar në punë. Shumë lokale janë të hapura. Gjërat nuk janë ashtu këtu. E pyeta se çka donte të thoshte. “Ne vetëm vendosim maska të gjithë këtu, tërë kohën. Është diçka e zakonshme”, më tha ajo.

Maskat! Për ta kontrolluar dhe parandaluar përhapjen e sëmundjes! Shumë thjesht. Shumë lehtë. Shumë bujare. Por nuk është se nuk e kemi ditur tashmë, apo jo? Natyrisht, unë po e vendos maskën në vendet ku kërkohet. Pse të mos e bëja?

Po, ato janë paksa të parehatshme dhe kremi i buzëve mund të përshkëllihet paksa, por pasi kam parë se çka janë të detyruar të veshin mjekët, ne vërtet nuk mund të ankohemi. Kam parë shumë selfie të njerëzve pa maska në dyqane dhe brengosem se nganjëherë po harrojmë të bëjmë gjëra për të mirën e përbashkët. Prandaj, ju lutem, ju përgjërohem. Mos jini një nga ata njerëz.

Shkruan: Candice Carty-Williams

Leave a Reply