Qytetarët e “përgjegjshëm” dhe maskat e nevojshme përballë Covid-19!

0
559

Si një vend dhe qytet, ne jemi duke rrëshqitur drejtë një katastrofe humanitare.

Kjo po ndodh për shkak të mungesës së kujdesit nga të gjithë ne, e të disave për shkak të përmbushjes së egove personale me ‘detëna’/pushime. Edhe daljet e pa kontrolluara në lokalet e natës, mos distanca dhe mos kontrolli i dorës shtetërore, sepse nga të gjitha anët, ne po përballemi ndoshta me krizën më të rëndë shëndetësore të jetës sonë.

Jo të gjithë kosovarët po i përgjigjen krizës siç duhet, as qeveria as qytetarët nuk po tregohen përgjëgjës ndaj situatës. Prandaj pyes veten nëse ata e shohin statistikën Covid-19 nga IKSHP-ja dhe OBSH-ja ?!! A po mendojnë ata se do t’i shpëtojmë fatkeqësisë nëse e mohojmë atë?!

Maska për fytyrën u lejon përdoruesve të marrin pjesë në zvogëlimin e shansit të tyre me infeksion , si dhe atë të të tjerëve. Të paktën, një maskë për fytyrën shërben si një kujtesë për të mos prekur fytyrën posaqërisht hundën ( ne shqipëtarët ) tuaj. Lloji i maskës për fytyrën duket se ndikon në psikologjinë e njerëzve, sidomos ato me dizajne dhe figura të ndryshme dhe ka prova që fëmijët i përgjigjen më mirë maskave me figura për fytyrë.

Duhet të kemi kujdes për nënat dhe baballarët tanë që janë të shtyrë në moshë, përndryshe çdo infeksion i tyre i cili mund të jetë fatal për ta, do të mbetet barrë morale dhe psiqike për fëmijët e tyre!

Vendosni maskat, mbani distancën, përdorni dezinfektantët, përndryshe nuk na mori lumi, por Virusi!

Shkruan: Korab QERRETI

Leave a Reply