Politikanët serbë unik në temat nacionale, jo edhe shqiptarët

0
408

Qytetarët e Kosovës që nga pas lufta gjatë udhëtimit nepër Serbi përveç maltretimit e plaçkitjes, janë detyruar edhe t’i heqin targat për t’i vendosur ato serbe, dhe të paguajnë për to.

Ndonëse asnjë qeveri deri me tani nuk e kishte guximin ta bëjë një gjë të tillë siç e bënte lidershipi ne Serbi.

Mirëpo ne momentin që e vendosi qeveria Kurtit me të drejtë dhe të jemi të barabartë, ne njërën anë e injorojnë si të pa rendishme dhe ne anën tjetër mundohen të ja marrin meritat dhe fajësojnë pse me polici e kritika të tjëra.Ngase dihet se policia është ajo që monitoron vendimet e reciprocitetin dhe shiqon targat e ofron siguri për qytetarët.

Por fatkeqësisht,siç po duket ne horizont se me shumë ka politikanë e gazetarë dhe opnjonist nga Kosova që nuk pajtohen për reciprocitetin,sesa në Serbi.

Me ç’rast kjo të jep me kuptuar se kjo kategori e tyre,fare se kanë problem të janë kundër këtij vendimi e të janë me një linje me presionin serb e atë ndërkombëtare, vetëm e vetëm për ta rrëzuar kryeministrin Kurti,e pastaj për ta heq reprocitetin siç kishin vepruar me parë me lidershipin serb dhe Grenelin.

Shkruan: Hysni GASHI

Leave a Reply