Momenti i duhur për fillimin e bashkimit kombëtar!

0
352

Padia ndaj Serbisë për gjenocid, moment më shumë se i përshtatshëm për fillim dhe bashkim.
Procedurat për padi i spjegojnë më së miri, juristët të cilët edhe i njohin procedurat paraprake që duhet ndërrmarr, para padisë ndaj Serbisë!

Shfrytëzimi i së drejtës elementare për të kërkuar DREJTËSI, për viktimat e luftës së shkaktuar nga regjimi kriminel, shovinist, barbar serb i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, duhet të jetë prioritet.

S’ka drejtësi!
S’ka dialog.
Nëse, s’ka dialog dhe njohje reciproke?!
Atëher, ka fillim për bashkim.

Përgatitja e kërkesës nga Qeveria Kurti për padi, ndaj Serbisë është proces dhe duhet konsultim paraprak me shtetet mike të Republikës së Kosovës.
Fakti se Kosova, ende nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe s’mundet si shtet drejtëpërdrejt të paraqes kërkesë për padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ( GJND-së ) – DUHET dhe mundet këtë të bëj përmes Shqipërisë.

Mbetet të shihet…..
Domosdoshmëria e formimit të Shtetit viabël Shqiptar.

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply