Me 6 tetor 2019 qytetari vendosi

0
59

Ndonëse qeveria e PANI-it ku kryeministër i saj ishte Ramush Haradinaj porse me shumë vendoste presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-se Kadri Veseli.Megjithatë qeverisen ashtu siç e dimë të gjithë për dika mirë dhe për dike jo,por ajo që i dha fund prishjes se koalicionit qeverises dhe rrëzimit të kryeministrit z.Haradinaj ishte taksa ne njërën anë presioni nga faktori i jashtëm dhe ne anën tjetër nga faktori brendshëm që kishte ne qeveri dhe LDK-ja ne opozite,atë që e kishte pro taksës,ishte vetëm LW.

Ndodhi ashtu siç ndodhi u rrezu kryeministri dhe qeveria dhe shkoj vendi ne zgjedhje të parakohshme,qytetarët votuan me votën e tyre se cilës parti dhe cili kandidat ne gare për kryeministër është i preferuari i tyre.Pas zgjedhjeve të gjitha partitë filluan duke u mundua ne tentativ ta devijojnë vullnetin e qytetarëve njëherë e neglizhuan me muaj shpalljen e rezultatit nga KQZ-ja vetëm se koalicioni NISMA,AKR dhe PD,nuk i kishte votat për ta kaluar pragun dhe ne momentin që u benë votat për çudi u ndal drama e rinumërimit.

Pas certifikimit të rezultatit nga KQZ,filluan takimet intensive me të shpeshta ne mes LW dhe LDK-se,porse ne LDK,një pjese e tyre me ndikim ne ketë parti ishte kundër formimit të qeverise me LW dhe kryeministër z.Kurtin,por ajo që ishte promotor i koalicionit ishte ajo që e kishte nxjerri me fytyrë LDK-në ne këto zgjedhje,pra Vjosa Osmani.Ngase ne fund vullneti i qytetarëve tashme po realizohej me qeverinë e z.Kurtit që ishte ma i votuar se të gjithë të tjerët ne garë.Kryeministri z.Kurti filloj qeverisjen dh nga qeverisja e tij filloj t’i atakoj të korruptuarit ne pozita të larta shtetërore gjë që ishte edhe zotim i tij para qytetarëve dhe filloj përplasja e ashpër jo vetëm nga partitë opozitare por edhe nga partneri i saj ne qeveri.

Me ç’rast zërat kundër që ishin të keti koalicioni siç ishte Agim Veliu me versit e tij veçse shpërfaqen ne horizont edhe njëherë fytyrën e vertet duke e sabotuar vendimet e kryeministrit dhe duke i vlerësuar ato të presidentit z.Thaçi,sepse z.Veliu ishte instrumenti kyç dhe kryesor i presidentit z.Thaçit.Kryeministri z.Kurti shkarkoj ketë instrument sabotues dhe përçars ne anën tjetër pasi që nuk ishte ne nivelin e pergjegjsise duke dal jashtë vendimeve të kryeministrit dhe pro të atyre që ishin kundër.

Ne anën tjetër nga gëzimi se tashme z.Veliu e arriti qëllimin që nuk kishte mundur ta arrit me herët ta ndal koalicionin LW:LDK,filloj me vrap mocion për ta rrezuar qeverinë dhe z.Kurtin ne kohe pandemike kure e gjithë bota pozitë dhe opozitë janë bashkë kundër pandemisë ne mbrojtje të qytetarit,LDK me partitë të tjerë mbeshtetse vraponin pro rrezimit e kundër qytetarit,edhe pse ajo që e kishte nxjerr me fytyrë LDK-në ne këto zgjedhje nuk u dëgjua zëri saj,dhe rrezuan qeverinë dhe kryeministrin z.Kurtin për ta formuar një qeveri tjetër siç po thonë e shumicës parlamentare e qeveri unifikuse të spektrit të gjer e tj e tj.

Pra dëshirojnë një qeveri fare pa u kthy të votuesi duke thënë se nuk është koha e zgjedhjeve ne ketë kohe pandemike duke harruar se ne kohe pandemike e rrezuan qeverinë dhe nuk është fare relevante kjo se zgjedhjet mund të mbahen kur mbaron pandemia por siç duket nga praktikat e kaluara dhe zhvillimet e tanishme nuk e kanë fare hallin të pandemia dhe as të qytetari dhe as të kostoja e tyre financiare,por as ajo që thonë se po prishen mardhanjet me SHBA,por nga frika e zgjedhjeve dëshirojnë një qeveri që do të jetë qeveri kundër vullnetit të qytetarëve dhe ne mbrojtje të partive dhe zyrtarëve të tyre të korruptuar me pasuri marramendse të jashtëligjshme ne këto dy dekada.Sepse çdo kalkulim tjetër pa shku ne zgjedhje mund të jetë e ligjshem dhe kushtetuese,porse është vullneti i kundër i qytetarëve të 6 tetorit 2019.

Shkruan: Hysni GASHI

Leave a Reply