Koha për një front opozitar

0
421

Në kohën kur Kosova ballafaqohet me arrogancën e numrave të fituesit i cili për moto të fushatës kishte slloganin KREJT DHE DREJT, i cili fitoi aq vota sa me marr udhëheqjen e Kuvendit dhe me kriju Qeverinë me vota të pakicave jo serbe, por jo mjaftueshëm sa me marr KREJT pushtetin, është tregues se vendi ka nevojë për zgjidhje kompromisi.

Kushtetuta e Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cakton kjart se si Kuvendi i Kosovës e zgjedh Presidentin e vendit, si faktor uniteti mbipartiak në vend, ku dihet se, duhet dy kandidat e në dy raundet e para duhen së paku 80 vota në kutinë e votimit. Nëse kjo nuk arrihet në dy raundet e para, në raundin e tretë fiton ai ose ajo që së paku i merr 61 vota.

Tash, kur vendit i duhet një President/e, situata është në pozicion kritikë, kërkohet zgjidhje pragmatike me kompromise politike.
Është koha e fundit që fituesi i zgjedhjeve, Lideri i Vetvendosje, Kryeministri Kurti, të i ftoj liderët e gjitha partive parlamentare në një tryezë diskutimi për gjetjen e një zgjidhje për t’i shmangur zgjedhjet e parakohëshme, të cilat janë të paarsyeshme dhe krejt të panevojshme.

Është fat i mirë, në fatkeqësinë politike të të tjerve që, Vetvendosje fitoi dhe që nuk ka rrezik që opozita e re do të hedhë gaz lotjesllës në seanca parlamentare dhe të shkaktoj trazira në rrugë.
Kur të merr mandat për të qeverisë, përgjegjësia e secilit lider fitues kërkon përgjegjësi shtetrore. Këtë përgjegjësi e ka në dorë zotëri Kurti.
Varet prej ti se a don të ofroj zgjidhje të problemit apo dëshiron ta thelloj hendekun për t’a poshtruar opozititën, që si duket është synim i egos së tij !
Nëse ky është qëllimi i tij, partitë opozitare duhet të mblidhen në një front të përbashkët dhe të ofrojnë një pakt të përbashkët.

PDK, LDK dhe AAK duhet të qartsojnë pozicionin e tyre politik dhe të flasin me një zë kur në pyetje është situata se si të zgjidhet President/i/ja !
Opozita duhet të jetë e kjartë si loti në këtë pikë dhe mos të lejoj asnjë hamendje.
Ajo duhet të tregoj të kundërtën e asaj që Vetvendosje e ka bë në kohën kur ishte opozitë, të ofroj bashkëpunim dhe të tregoj se është për zgjidhje të problemeve në vend, përfshi këtu edhe zgjedhjen e President/it/es.
Në këtë situatë, opozita duhet të ia bëjë të kjart pozitës se, në mungesë të numrave, presidenti zgjidhet një emër i përbashkët konsensual jasht çdo liste partiake, cili do koftë ai, që është i pranueshëm për të gjithë ne !
Nëse kjo ofertë refuzohet nga fituesi dhe vazhdohet të shkohet me opsionin e parë, KREJT pushteti për mua dhe asgjë për ju, atëherë ky opsion, i zotëri Kurtit, qëllimshëm dhe taktikisht na qon në thellim të krizës dhe pashmangshëm në zgjedhje të reja.
Nëse ky osion del të jetë i sakt, opozita i ka dy zgjidhje para vetës:

  1. Ose t’i nënshtrohet Albin Kurtit dhe të pranoj poshtrimin sistematik nga Vetvendosje!
  2. Ose të qëndroj në të drejtën e saj për të ruajt dinjitetin dhe besimin e elektoratit të saj, koft ky edhe me çmimin e zgjedhjeve të reja si mjet kërcnimi nga Vetvendosje, respektivisht Kryeministri Kurti.
    Opozita duhet të jetë mirë e koordinuar në këtë pikë dhe t’ia bëjë të kjart popullit të Kosovës dhe vendeve të Quint-it, Ambasadave të vendeve mike se, në zgjedhje po shkohet për shkak të arrogancës së një individi e jo për shkak të vullnetit tonë.
    Nëse vije tek kjo situatë, PDK, LDK dhe AAK, duhet të i bojkotojnë zgjedhjet e jashtzakonshme dhe duhet të bëjnë opozitën në rrugë! Në garë s’kanë arysje të hynë e në Parlament s’kanë pse synojnë të shkojnë, jo pse nuk do të fitojnë së paku kaq mandate sa kanë sot, por për faktin se s’kanë pse bëhen bashkëfajtore të një krize të re, ku zgjidhja do të duhet të gjendet prap në tavolinën e bisedimeve ose në nënshtrimin e një partie opzitare!
    Me bojkotimin e zgjedhjeve të jashtzakonshme, disa individ nga opozita edhe mund t’i humbin disa paga e mëditje, por në fund ata ruajnë dinjitetin e vetvetës, që nuk paguhet me asnjë çmim.
    Në anën tjetër, Vetvendosje “fiton” 100% të mandateve në Kuvend dhe rrjedhimisht e merr KREJT pushtetin që e ka shumë për qefi.
    Nëse ky është qëllimi i tyre, përhajër ju koftë.
    Për fund. Kush do që ndahet nga tufa e opozitës dhe bën pazare me fituesin që synim ka poshtrimin e “regjimit të vjetër”, në zgjedhjet paralamentare, e ka të pamundur të kaloj pragun zgjedhor, e në zgjedhjet lokale as që ka arsyje të marr pjesë, sepse do të dalë e lagur si foshnja pa pampers!
    “Ma mirë një vdekje e dinjitetshme, se sa një i gjallë e i poshtruar”.
    Shkruan: Abdullah V. THAÇI

Leave a Reply