KB ”Ponte Prizreni”, bindshëm po prin si lider në Superligën e Basketbollit kosovar

0
492

Sipas formës aktuale që e posedon në Basketboll, PRIZRENI, po e krenon qytetin tonë të lashtë, antik, historik, kulturor.

Sezoni 20-21, ishte një ndër kampionatet me rivalitet të fortë (nga pozita 1 deri 8, ku secili ekip ishte në gjendje t’a mposht ekipin tjetër). 🏀

Sezonin që po vjen 2021-2022, pritet që “Ponte Prizreni” që e përkrahin sponzorë të shumtë (që pritshmëritë janë të shtohen edhe më tej), sipas të gjitha gjasave dhe burimeve të sigurta, do të përfaqësojnë qytetin tonë në pesë kompeticione europiane, nën ombrellën e FIBA-së.

KB.Prizreni, pritet në sezonin e ardhshëm, të merr pjesë në këto kompeticione europiane: 🇪🇺🏀
• FBK: “SuperLiga e Kosovës” Kosovo Basketball Federation 🇽🇰
• Liga UNIKE — liga mbarëkombëtare Kosovë-Shqipëri Liga Unike 🇽🇰🇦🇱
• International Basketball Balkan League Sigal Uniqa Balkan League 🇪🇺
• FIBA EuroCup 🇪🇺
• Basketball Champions League 🇪🇺

Në Superligën e Kosovës, të gjitha ekipet elitare, kishin trajnerë të huaj (biles i kanë ndërruar brenda sezonit nga 2-3 trajnerë), por KB.Prizreni, nuk i ndërroi trajnerët por mbajti 3 të tillë, mbi të gjitha vendorë, që janë gati t’a sjellin trofeun e kampionit në Prizren. 🏆🏀🇽🇰👏🏅

Arbnor T Rifati • Illmen Bajra • Edin Kerveshi

Përgëzime për punën dhe angazhimin, edhe Kryetarit të Klubit Zgjim Kryeziu dhe gjithë anëtarëve të Kryesisë. 👏🏅

Për kuriozitet: Trajneri i mirënjohur Arbnor Rifati, i biri i të mirënjohurit të ndjerë Tajar Rifati, ishte edhe trajneri im, në kohën kur luaja basketboll, si Kadet dhe Junior. 🙏

Përndryshe, edhe klubi tjetër me traditë i qytetit tonë, KB Bashkimi, përkundër lojërave jo edhe aq të mira, në xhirot e fundit, ka arritur të hyjë në PlayOff. 👍

S’ka ndjenjë më të mirë, që në Ligën Elitare, qyteti ynë, të përfaqësohet nga dy ekipe.

Shkruan: Leutrim BRAHA

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply