Identiteti gjinor dhe rolet seksuale

0
646

Pёrcaktimi seksual:
Shumica e njerёzve do tё ishin tё njё mendjeje se ёshtё lehtё tё pёrcaktohet nёse njё person ёshtё mashkull ose femёr. Vetёm vёshtroni mёnyrёn sesi ata vishen, ecin, bisedojnё dhe sillen. Megjithatё disa herё nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Dr. Richard Raskind ishte okulist nё Newport Beach California. Ai iu nёnshtrua njё operacioni pёr ndryshimin e seksit dhe okulisti qё tani quhej Renee Richard u kthye nё njё teniste profesioniste. Vёshtёrsia kёtu qёndron nё zgjidhjen e problemit:a ёshtё ndryshimi i paraqitjes fizike ai qё mund tё pёrcaktojё identitetin seksual apo duhet tё ekzistojё gjithashtu njё ndryshim i brendshёm hormonal?Pёrkufizimi i seksualitetit ёshtё jashtёzakonisht kompleks.

Pёrcaktimi biologjik i seksit ose gjinis ka tё bёjё me dallimin biologjik tё tё qёnit femёr ose mashkull. Money dhe Ehrhardt(1972) pёrshkruan disa kushtёzues biologjikё tё seksit. Seksi kromosomik që ёshtё modeli i kromosomeve qё pёrcaktojnё gjininё, ku meshkujt kanё modelin xy dhe femrat atё xx. Seksi kromosomik pёrcaktohet qё nё konceptin kur bashkohen kromosomet nga veza dhe sperma. Seksi hormonal që ёshtё mbizotёrimi nё trup ose i hormoneve mashkullore (testosteronet) ose i atyre femёrore (estrogjenet). Pas nja gjashtё javёsh testet fillojnё tё zhvillojnё dhe tё prodhojnё hormonin mashkullor, testosteronin, nё qoftё se ёshtё i pranishёm njё kromoson y. Pa patur testosterone qё para lindjes atyre qё gjenetikisht janё meshkuj do t’u zhvilloheshin struktura seksuale femёrore, ose e kundёrta, nё qoftё se hormonet mashkullore janё tё pranishme qё para lindjes(ndoshta pёr shkak tё njё medikamenti qё i ёshtё dhёnё femrёs shtatzёnё), ato qё gjenetikisht janё femra mund tё mashkullorizohen dhe t’u zhvillohen gjenitale mashkullore. Kur ka kontradiktё midis paraqitjes gjenitale mbizotёruese dhe pёrcaktuesve tё tjerё biologjikё tё seksit,kjo situatё quhet hermafhroditism.Nё vartёsi tё paraqitjes qё kanё,kёta njerёz mund tё rriten si meshkuj ose si femra. Seksi gonadal-ёshtё prania ose e testeve(tek meshkujt)ose e vezoreve (tek femrat)tё cilat prodhojnё qelizat seksuale(vezёt dhe spermёn)tё domosdoshme pёr riprodhim. Seksi riprodhues-pёrfshin tё gjitha organet e brendshme tё domosdoshme pёr riprodhim.

Ndёrsa seksi pёrcaktohet biologjikisht qё nё konceptim, roli seksual i mёsuar dhe identiteti gjinor i njё individi zhvillohet mё ngadalё. Identiteti gjinor ёshtё identifikimi psikologjik me njёrin nga sekset,pra ёshtё ajo ç’kupton personalisht njё individ me tё qenurit mashkull ose femёr. Identiteti gjinor zakonisht formohet rreth moshёs tre vjeç, kur fёmija fillon tё zotrojё shkathtёsitё gjuhёsore.

Rolet seksuale janё tёrёsia e sjelljeve dhe e qёndrimeve tё cilat janё pёrcaktuar si tё pёrshtashme pёr njёrin seks ose tjetrin. Nё shoqerinёamerikane, djemtё dhe vajzat trajtohen nё mёnyra tё ndryshme madje edhe nё mosha shumё tё reja (Tavris dhe Wade,1984). Atyre u mёsohen sjellje tё pёrshtatshme pёr seksin e tyre tё veçantё dhe ata nxiten qё ti pёrfshijnё kёto sjellje nё mёnyrat e tyre tё jetesёs. Me kalimin e kohёs ata piqen e hyjnё në moshёn e tё rriturve, mёsojnё normat kulturore pёr rolet seksuale dhe vetё sjelljet seksuale. Megjithёse ekzistojnё disa teori tё zhvillimit tё roleve seksuale dhe tё identitetit gjinor pёrsёri nuk ka pёrputhje tё plotё mendimesh. Teoria psikoanalitike e pёrpunuar nga Frojd thotё se fёmijёt ngatёrrohen nga ndryshimet gjenitale midis meshkujve e femrave dhe janё tё prirur tё identifikohen me prindin e tё njejtit seks. Teoria e tё mёsuarit social,mbёshtet idenё se shoqёria shpёrblen sjellje tё caktuara te djemtё dhe tё tjera te vajzat. Fёmija identifikohet me prindin e tё njetit seks dhe imiton sjelljet e tij(Block,1983). Teoria e zhvillimit kognitiv,thotё qartё se fёmijёt e kategorizojnё veten e tyre nё mёnyrё tё natyrshme si meshkuj ose si femra dhe pastaj pёrpunojnё ato sjellje qё i pёrshtaten identitetit gjinor kognitiv tё tyre (Kohlberg,1966). Teoria e skemave gjinore,ёshtё e kohёve tё fundit dhe e vё theksin nё zhvillimin e atyre kognicioneve tё cilat i klasifikojnё sjelljet si mashkullore ose si femёrore. Fёmija e interpreton botёn nga kёndvёshtrimi i tij gjinor(Bem,1987).

Ç’janё çrregullimet e identitetit gjinor?
Identiteti gjinor ёshtё kuptimi qё kemi pёr tё qenit mashkull ose femёr. Ky kuptim na ёshtё ngulitur qё nё fёmininё e hershme dhe shumё njerёz nuk kanё vёshtёrsi pёr vetёperceptimin e gjinisё. Megjithatё, pёr disa tё tjerё ekziston njё mospёrputhje midis seksit qё tregojnё gjenitalet dhe identitetit gjinor. Kjo mospёrputhje quhet çrregullim i identitetit gjinor. Shumё raste tё kёtij çrregullimi mund tё lidhen me fёmininё tashmё tё kapёrcyer,megjithse nё raste tё rralla problemi mund tё lindё tёrёsisht nё moshё madhore. Fёmija me çrregullime tё identitetit gjinor pёrjeton dhimbje shpirtёrore tё forta dhe tё zgjatura pёr seksin qё i njohin tё tjerёt dhe ka dёshirё tё jetё i seksit tё kundёrt. Ai ose ajo shpesh dёshiron tё veshё rrobat e seksit tё kundёrt dhe vazhdimisht thotё se ka ose do tё ketё po ato struktura anatomike qё lidhen me seksin e kundёrt. Njё njeri qё ndjehet si i gozhduar gabimisht nё trupin e seksit tё kundёrt ka çrregullimin e identitetit gjinor qё quhet transseksualizёm.Ky njeri nё moshёn e pubertetit dёshiron tё jetё i seksit tё kundёrt.Transseksuali shpesh vuan nga ankthi dhe depresioni. Nganjёherё transseksuali pёr tё zgjidhur problemin,duhet ti nёnshtrohet operacionit pёr tё ndёrruar seksin.

Edhe pse raste tё tilla janё ende tabu pёr shoqёrinё tonё dhe pёr njё pjesё tё shoqёrisё duken si jo normale,megjithatё mendoj se edhe ne si mbarё bota duhet ti konceptojmё kёto si raste normale. Nёse i analizojmё thellё kёto çrregullime arrijmё tё kuptojmё se ato janё shumё komplekse dhe i krijojnё personit shumё probleme dhe konflikte personale. Prandaj mendoj se ne si profesionistë të shëndetit mendor duhet ta bёjmё sensibilizimin e shoqёrisё lidhur me kёto raste në mënyrë që mos të ndihen të paragjykuar, të stigmatizuar dhe të përjashtohen nga shoqëria, fundja është mirë që gjithë secili ta kuptojë se kjo çështje nuk është një zgjedhje personale e vet individit por është një proces që ndodh qysh në lindje ashtu si e sqaruam më lartë.

Shkruan: Kaltrina SKORO – MURTEZAJ (Psikologe Shkollore dhe Klinike)

Leave a Reply