Hykmete Bajrami mos luaj me paratë e të varfërve

0
585

Është hedhur në media një lajm që ministrja Hykmete Bajrami, ajo që dy muaj ishte minstre e arsimit, ndërsa ca muaj të tjerë i kanë besuar një ministri tjetër, po zhvillon negociata për lejimin e tërheqjes së 10 për qindshit të mjeteve nga trusti pensional, për ta ndihmuar gjoja popullatën. S’kisha dëgjuar që mund ti prekësh tjetrit paratë pa e pyetur. Çfarë s’dëgjon!
Ministreshë, së pari ti duhet ta dish se ata janë paratë personale të qytetarëve, dhe nuk mund të bësh çfarë të duash me “kursimet” e tjetrit, sidmos me ato të pleqërisë. Kjo ide nëse është e vërtetë, është pak të thuhet është lajthitje. Pse është më shumë se lajthitje?
Ne e dimë se trusti nuk është pension, por është vetëm një llogari kursimesh, me të cilën burokratët që na qeverisinë mendojnë se mund të luajnë me to si të duan.
Këta mirë që nuk ndejnë kokëdhimbje për qytetarët që mezi arrijnë të mbyllim muajin me rrogat që marrin,
por bëjnë plane se si ti vdesin dhe të moshuarit urie, që them të vërtetën nuk e di se si arrijnë t’ia dalin.
O të ligë, pse nuk i prekni kursimet e pasunarëve, edhe pse unë jam me idenë që as të atyre të mos preken, edhe pse një pjesë e tyre i kanë bërë në kurriz të tjerëve ose të favorizuar nga burokratët me të cilët i kanë ndarë fitimet.
Ministreshë, nëse ke ndërmend të bësh një gjë të hajrit, thuaj kolegut tënd të MPMS-së që të bëjë një reformë në sistemin e pensionneve të tipit; të rinjtë të paguajnë për të moshuarit sa nuk është bërë vonë.
Ministreshë mos guxo ta prekesh trustin sepse varfëron të varfërit. I bënë mjeran.

Shkruan: Bashkim RAKAJ

Leave a Reply