Humbja në substancë e Kursimeve të Trustit Pensional dukuri që do shqyrtuar

0
254

Jam shumë i vetëdijshëm se para sëmundjes së COVID-19 nuk ka asgjë kuptim dhe prioritare sot për t’u shqyrtuar.

Dhashtë Zoti që këtë sëmundje do e mundim dhe do e tejkalojmë me sa më pak dëme.
Se do kemi një krizë globale, Futuristët dhe Pragmatikët e ditëve të sotme në ekonomi e kanë paraparë, pa e ditur se do jetë në shprehje sëmundja e COVID-19.
Ndërkohë që për këtë sëmundje njerëzimi u njoftua brenda muajit Dhjetor-2019.

Në këtë rast dua të fokusohem në Trustin Pensional të Kosovës dhe Distribuimin e tij në Tregjet Ndërkombëtare.
Ajo që duhet pasur kujdes është se një mos përmirësim ekonomik inteligjent dhe mos intervenim me kohë i kuadrit tonë në pikëpamjen e adaptimit në tregun ndërkombëtar, s’do mend se do sjellë probleme serioze dhe të mëdha edhe në kursimet tona të trustit pensional.

Jam optimist në drejtimin se kuadrot potenciale që i disponojmë, një fenomen të tillë e kanë hetuar në momentin dhe kohën e duhur, nëse jo, atëherë kursimet tona do humbasin kredibilitetin e tyre si vlerë financiare dhe do na kujtojnë humbjet që i kemi pasur me Fondin Pensional të viteve të 90-ta, humbje këto të cilat ende rëndojnë në supet e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pa dashur që të manipuloj me shënimet zyrtare të Trustit Pensional të Kosovës e të krijoj huti, sot në kursimet e mia personale të trustit, kam rënie në krahasim me datën 31.12.2019 me normën prej: 9.81%.
Mbetet në anën e zyrtarëve te Trustit Pensional të Kosovës që për këtë dukuri të japin sqarimet e tyre të duhura dhe kahet se nga ky fond është duke rrëshqitur.

Shkruan: Veli AHMETAJ

Leave a Reply