Fajtorët kryesorë për keq-menaxhimin e pandemisë mbesin Mytaher Haskuka dhe Visar Shehu

0
442

Prizreni edhe këto ditë, fatkeqësisht po vazhdon të jetë, njëra ndër komunat me numrin më të madh me të prekur me COVID-19.

Fajtorët kryesorë për keq menaxhim me pandeminë mbesin: “Kryetari” i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe tashmë ish Drejtori i Shëndetësisë Visar Shehu, i cili në vend se të shkarkohej për dështimet e tij, përkundrazi ai avancohet dhe emërohet Nënkryetar i Komunës, ku si pasojë e kësaj, tani, në situatën më të rëndë të ballafaqimit me pandeminë, Prizreni mbetet pa Shtab Emergjent dhe pa Drejtor të Shëndetësisë.

Madje çka është më interesante, pasi që ra qeveria Kurti në Prishtinë, paralelisht ra edhe qeveria Haskuka në Prizren. Pas kësaj situate, në shenjë hakmarrjeje dhe për inate të ulta politike, tash e disa ditë, shtabi emergjent nuk e dha asnjë deklaratë publike, për arsyet e shtimit të rasteve me të infektuar në Prizren.

Por si duket, kanë harru se ndryshime në qeverisje, ka pasur vetëm në Prishtinë, ndërsa në Prizren, fatkeqësisht akoma po qeveris VV. Nga inatet politike nës mes të VV-së dhe LDK-së, në fund, më së keqi po e pësojnë qytetarët e Prizrenit. Në realitet, tash e sa kohë, ne jemi pa Kryetar Komune dhe pa ekzekutiv, ndërsa deri në zgjedhjet e ardhshme komunale, qytetarët e Prizrenit, fatkeqësisht do të mbesin nën mëshirën e fatit.

Shkruan: Jeton BYTYÇI – Koordinator i PDK-së në Prizren

Leave a Reply