Çka ndodhë nëse Asociacioni merr kompetenca ekzekutive?

0
120

Mbase Serbia e ka humbur përkrahjen ndërkombëtare për ndryshimin apo shkëmbimin e kufive, veçanërisht pas largimit të Hashim Thaçit nga proçesi i dialogut, tani e vetmja mundësi për t’ia arritur qëllimit, Serbisë i ka mbetur riaktivizimi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Fatkeqësisht, në mungesë të strategjisë dhe vizionit, klasa politike e Kosovës ra pre e apetiteve hegjemoniste serbe kur në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës u ratifikua Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të ashtuquajtur « Zajednica » me kompetenca ekzekutive. Fatmirsisht Gjykata Kushtetuese e Kosovës duke konstatuar shkelje të Kushtetutës në 23 nene të kësaj Marrëveshje, ate e shpalli nul, respektivisht si akt antikushtetuese.

Neglizhenca dhe mungesa e vizionit dhe papërgjegjësia e klasës politike të Kosovës për shtetformim, nga njera anë, dhe korrupcioni, nepotizmi, tenderat dhe krimi i organizuar, nga ana tjetër, i mundësuan politikanëve serb bashkë me kishën dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë, pa pengesa,t’a zbatojnë Platformën për Serbinë e Madhe.

Qasja subordinuese e Kosovës ndaj Serbisë dhe nënshtrimi ndaj kërkesave serbe, ka bërë që Kosova të jet në defanzivë nënçmuese karshi proçeseve, sepse gjithnjë e më tepër ajo po tregohet e paftë, pa koncept dhe pa vizion respektivisht sillet sikur të ishte ende Krahinë Socialiste Autonome në suaza tër Serbisë që po kërkon pavarsinë nga ajo, e që fatkeqësisht ka kontribuar të ndryshojë ballancin mes agresorit dhe viktimës. Klasa politike e Kosovës duhet t’a dijë se Kosova është shtet i pavarur i njohur nga shtetet më demokratike dhe më të fuqishme të botës dhe në këto proçese ajo është palë e barabartë me Serbinë.

Tani, kur shtetet alete që kontribuan për pavarsinë e Kosovës në krye me Gjarmaninë janë kundër ndryshimit të kufive, Serbia si alternativë të vetme për ndarjen « në heshtje » të Kosovës ka riaktualizuar formimin e Asociacionit. Kjo më së miri vërehet në deklaratat publike që kohëve të fundit i bënë Vuçiqi duke thënë se bisedimet rreth formimit të Asociacionit janë mëse të domosdoshme. Madje ai shkon edhe më tej duke kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’i miratojë ndryshimet e nevojshme Kushtetuese për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Çka ndodhë nëse Asociacioni merr kompetenca ekzekutive ?

Kjo do të thotë se rrënohet Rendi Kushtetues, cënohet karakteri unitar i shtetit, rrezikohet integriteti dhe tërësia territoriale e Kosovës kurse në aspektin institucional dhe Kushtetues defunksionalizohen institucionet shtetërore. Kështu do të formohej një shtet paralel i ngjajshëm me Serpska Republikën e Bosnje e Hercegovinës që do të ishte vetëm hapi i parë drejt ndarjes së Kosovës. Pas një kohe ky Asociacion do të forcohej dhe funksializohej aq shumë sa që në një moment të volitshëm përmes një Referendumi do t’i bashkohej Serbisë.

Dhe nëse i analizojmë disa nga Marrëveshjet e arritura dhe temat, tani më, të përcaktuara, sikurse edhe ato të 4 Shtatorit në Uashington, do të konstatojmë se e gjithë kjo është në shërbim të funksionalizimit dhe pavarsimit sa më të mirë ekonomik dhe institucional të Asociacionit të ardhshëm me kompetenca ekzekutive.

Serbia në bisedime gjithnjë ka kërkuar maksimalën për t’a arritur optimalen, respektivisht maksimalja ishte ndarja në formë të prerë, kurse optimalja « ndartja në heshtje » përmes Asociacionit që pikërisht do të jet « mollë sherri »

Është shumë paradoksale se ideatori dhe kreatori kryesor i Asociacionit, Hashim Thaqi, thoshte se formimi i Asociacionit me komuna shumicë serbe është e domosdoshme për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, kurse tani, pes vitë më vonë, deklaron se formimi i këtij Asociacioni është i rrezkshëm për Kosovën sepse ajo çon drejt ndartjes së saj dhe se do të jet një Republika Serpskën në Kosovë. Po ashtu edhe Avdullah Hoti është shprehur kundër bisedimeve për Asociacionin.

Prandaj parashtrohet pyetja se çka paska ndodhur që PDK-ja dhe LDK-ja,respektivisht Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, si arkitektët dhe nënshkruesit e Asociacionit në vitin 2015, paskan ndryshuar rrënjësisht mendimin për Asociacionin!?

Asgjë nuk ka ndryshuar, por vetëm ka dalë në shesh papërgjegjësia dhe karakteri i tyre kontrabandues me territorin e Kosovës për qëllime të tyre personale duke lënë anash interesin shtetëror.

Opinioni kosovar duhet t’a dije se, me insistiminn e Serbisë, dialogu i ardhshëm Prishtinë – Beograd për arritjen e një Marrëveshje përfundimtare ka për qëllim formimit e këtij Asociacioni me kompetenca ekzekutive ku do të inkorporohen Monastiret dhe kishat serbe. Prandaj është mëse e domosdoshme të mobilizohet opinioni dhe qytetarët për t’a parandaluar çdo bisedë lidhur me Asociacionin, madje me çmimin e mosnjohjes nga Serbia.

Edhe pse Bashkimi Europian ka dalë me qëndrimin se gjatë formimit të Asociacionit duhet të merret parasysh edhe mendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Serbia gjer në fund.

Shkruan: Skender MUSLIU

Leave a Reply