“Omicron” varianti më i ndryshueshëm i COVID-19 (VIDEO)

0
327
Foto: Ilustrim

Varianti i ri i cili po përhapet me shpejtësi të madhe në Afrikën e Jugut madje duke e dominuar edhe  Deltën, për një periudhë dy javore, tashmë është futur në listën e varianteve shqetësuese të OBSh-së.

Kjo e fundit këtë llojin e ri të virusit e emërtoi “Omicron” sipas alfabetit grek.

Hulumtimet fillestar tregojnë se ky lloj varianti ka më shumë mutacione sesa variantet e deritanishme, ani pse ende nuk ka të dhëna për efektet e sëmundjes që mund t’i shkaktojë si dhe ndjeshmërinë  në raport me vaksinat anti-COVID.

Mjeku hulumtues kosovar në Universitetin Freiburgut, Blin Nagavci, shton se Kosovës i mbetet të rrisë numrin e të imunizuarve dhe ta përcjellë situatën epidemiologjike, duke bërë sekuencionimin gjenetik të mostrave pozitive.

Në fakt gjatë kësaj jave IKShPK veç i ka nisur mostrat pozitive për identifikimin e varianteve, diçka që e bën shpesh kohëve të fundit.

Derisa burime brenda Ministria së Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë javës së ardhshme, komiteti për  koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë, do të bëjë rishikimin e masave sa i përket atyre vendeve ku tashmë është paraqitur Omicron.

Leave a Reply