Neuer, Donnarumma, Mendy, IFFHS shpall portierin më të mirë në botë

0
144

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit e ka shpallur lojtarin e Paris Saint-Germain dhe Italisë, Gianluigi Donnarumma si portierin më të mirë të vitit 2021.

Ish portieri i Milanit, i cili e ndihmoi klubin të kthehej në Ligën e Kampionëve duke përfunduar i dyti në Serie A 2020-21, iu bashkua PSG-së gjatë verës së këtij viti.

Kontrata e tij skadoi dhe italiani vendosi t’i bashkohet gjigantëve francezë, ku ka pasur vështirësi për të luajtur në betejën me Keylor Navasin, përcjellë KosovaPress.

Por 22-vjeçari është zgjedhja e parë në portën e Italisë dhe ishte një anëtar i rëndësishëm i ekipit që e fitoi Kampionatin Evropian 2020.

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit e shpalli portierin e ri si “portierin më të mirë në botë në vitin 2021” në çmimet ndara nga IFFHS.

“Italiani Gianluigi Donnarumma është kurorëzuar si portieri më i mirë në botë për vitin 2021 me 170 pikë, 95 më shumë se Manuel Neuer, rekordmeni gjerman i Trofeve të IFFHS-së”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ky organizim.

“Donnarumma ishte një nga heronjtë italianë që fitoi EURO 2020 duke lënë kështu prapa portierin e Bayernit Manuel Neuer Vendi i tretë në renditje për vitin 2021 shkon për Edouard Mendy, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean, duke u bërë një nga surprizat e mëdha të vitit!”

Leave a Reply