Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 159 pacientë me COVID-19

0
391

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjithshëm janë duke u trajtuar 1,139 pacientë me koronavirus.

Nga 1,139 pacientë, 1,051 janë pacientë pozitiv me koronavirus, ndërsa 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 952 të tjerë nën asistentë të oksigjeno-terapisë, njofton Klankosova.tv.

Në QKUK janë 392 pacientë të shtrirë, 382 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 331 me oksigjeno-terapi.

Numri i shtrirë sipas klinikave në QKUK:

– Klinika Infektive, 116 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 89 pacientë

– Klinika Infektive 3 (Interno), 70 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 14 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 28 pacientë

ShSKUK ka njoftuar se numri i pacientëve që po trajtohen me koronavirus në spitalet e përgjithshme është 747, nga ta 621 pozitiv dhe 621 nën asistencë të oksigjeno-terapisë.

Numri i pacientëve të shtrirë në Spitalet e Përgjithshme:

– Spitali i Prizrenit, 159 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 130 pacientë

– Spitali i Pejës, 178 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 138 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 42 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 78 pacientë.

Leave a Reply