Në Prizren sulmohen tre policë

0
409
Foto: Arkiva - Ilustrim

Tre zyrtarë policorë janë sulmuar mbrëmë në sheshin Shatërvan në Prizren.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:15, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar zyrtar policor pa ndonjë arsyeje.

Në njoftim thuhet se zyrtarët policor ishin në detyrë dhe të njëjtit pas sulmit kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit ishin në gjendje të dehur, ndërsa me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply