Mytaher Haskuka lut qytetarët që t’i respektojnë të gjitha masat e ndërmarra për parandalimin e COVID-19

0
583
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, lutë qytetarët që t’i respektojnë masat e vendosura kundër pandemisë COVID-19.

“Ju lutemi ta keni parasysh, që edhe masat e ndërmarra dhe masat që do të ndërmerren, nuk do të sjellin rezultat nëse qëllimisht anashkalohen”, shkruan Haskuka.

Postimi i plotë

Po ju drejtohem me një lutje dhe do të përpiqem të jem sa më i drejtpërdrejtë.

Në takimet tona në shtabet emergjente për parandalimin e COVID-19, i kemi diskutuar skenat dhe situatat nga jeta e përditshme në komunën tonë. Markete të stërmbushura, familje të cilët kanë dalur bashkë në market, shëtitje në grupe, grumbullime në natyrë, gjetje të mënyrave kreative për të pirë kafe në grupe, vizita tek familjarë nëpër shtëpi. E gjithë kjo nga një pjesë e caktuar të qytetarëve që akoma nuk po e kuptojnë kuptuar seriozitetin e situatës.

Ju lutemi ta keni parasysh, që edhe masat e ndërmarra dhe masat që do të ndërmerren, nuk do të sjellin rezultat nëse qëllimisht anashkalohen. Disa qytetarë, mund të anashkalojnë sistemin, por nuk mund ta anashkalojnë faktin se kemi të bëjmë me një sëmundje infektive dhe potencialisht vdekjeprurëse. Nga eksperienca e shteteve Evropiane dhe rajoni, tregon se kjo sëmundje nuk i ka kursyer as të rinjtë.

Pyetjen të cilën na e parashtrojnë disa: “Pse po bëjmë panik, dhe pse është i rrezikshëm coronavirusi?”, mund të përgjigjem me këtë:

Mos respektimi i masave për mbrojte nga COVID-19, mund të sjellë deri tek përhapja e shpejtë dhe eksponenciale e Coronavirusit, që do të rezultojë me ngarkim dhe tejmbushje të kapaciteteve mjekësore dhe kolaps të sistemit shëndetësor.

Kjo do të thotë se nëse rritja e rasteve është shumë e shpejtë dhe e menjëhershme, shumë pacientë për fat të keq do të mbeten pa kujdes mjekësor edhe në çastet kur do t’ju nevojitet më së shumti kujdesi mjekësor. Andaj, është tejet me rëndësi që të respektohen maksimalisht masat, në mënyrë që sistemi shëndetësor të mbetet funksional.

Pasi që njerëzimi po ballafaqohet për herë të parë me këtë sëmundje, akoma nuk është zhvilluar imuniteti kolektiv kundër COVID-19, për dallim nga gripi sezonal me të cilin shpesh edhe shumë njerëz po e krahasojnë këtë virus.

Edhe sistemet shëndetësore në shtetet më të zhvilluara dhe me kapacitete shëndetësore shumë më të larta se Kosova, aktualisht i kanë kapacitetet e limituara.Të mos vijmë në situata ku stafit mjekësor do t’i duhet të marr vendime të rënda se kush të merr terapitë e kush jo, pra mos të vijnë mjekët tanë në situatë kur ata duhet të vendosin se kujt t’ia shpëtojnë jetën.
Nga të gjithë ne varet se si do të zhvillohet situata, në javët në vijim a do të kemi rritje eksponenciale, a po do të kemi ngadalësim dhe humbje të COVID-19, kjo varet nga çdonjëri prej nesh. Andaj ju lutem respektoni me seriozitet të gjitha masat e ndërmarra.

Mbroni veten dhe familjen tuaj. Për të bërë këtë duhet të rini në shtëpi, nëse eventualisht duhet të dalësh, dil vetëm dhe vetëm për gjëra të domosdoshme, si ushqim apo barna, por jo përkafe. Nëse duhet të dalësh mbaj distancë, së paku 2 metra. Kur të kthehemi në shtëpi, t’i pastrojmë duart, të pastrohemi tërësisht, që mos të bijmë virusin në shtëpi.

Edhe një herë, mbroni veten dhe familjen tuaj, duke bërë këtë e mbroni edhe shoqërinë, edhe Kosovën.

Ne jemi këtu për Ju.

Faleminderit.

Leave a Reply