MPB lëshoi 82 targa të përkohshme në Prizren

0
315

Që nga e hëna, Qeveria e Kosovës konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme mori vendim për reciprocitet me Serbinë, sa i përket targave të automjeteve.

Ndërsa sot nga MPB është bërë e ditur se janë administruar gjithsej 6 mijë e 375 targa të përkohshme, në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës me Serbinë brenda dy ditëve.

Kësisoj gjatë këtyre katër ditëve të gjitha automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë duhet të vendosin targat e përkohshme, në të kundërtën nuk do të mund të hyjnë.

Lidhur me këtë vendim serbët vazhdojnë të kundërshtojnë derisa kanë bllokuar rrugët që qojnë drejt Jarinjes dhe Bërnjakut.

“Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. “, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Leave a Reply