Mourinho merr një lajm tejet të mirë, rreth rikthimit të Courtois

0
31

Thibaut Courtois është rikthyer. Portieri belg ka nisur një fazë të re të përgatitjeve me Real Madridin, duke iu rikthyer stërvitjeve pasi përfundoi angazhimin e tij në Kupën e Botës dhe shfrytëzoi pushimet verore.

Ai është ndër lojtarët e fundit që është rikthyer në klub përpara sezonit të ri.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Courtois tani është në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho.

Ai e përfundoi aventurën në Kupën e Botës, e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, pasi pësoi një shqetësim të lehtë muskulor gjatë ndeshjes ndaj Spanjës, ndërsa tashmë është gati t’i rikthehet punës me skuadrën.

Real Madridi ka udhëtuar drejt Hungarisë për ndeshjen e dytë miqësore të fazës përgatitore, por Courtois shkoi në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas për të vazhduar programin e tij individual të përgatitjeve.

Ashtu si Diomande në ditën e parë si lojtar i Real Madridit, edhe portieri belg zhvilloi një seancë individuale nën temperaturat e larta në kryeqytetin spanjoll.

Tani ai pret rikthimin e skuadrës për t’iu bashkuar stërvitjeve në grup, përpara ndeshjes së ardhshme miqësore ndaj Deportivo La Corunas.

Gjatë javës së ardhshme, më shumë lojtarë do t’i bashkohen Real Madridit pas rikthimit nga Kupa e Botës. Marc Cucurella, Ibrahima Konate, Aurelien Tchouameni dhe Kylian Mbappe janë të fundit që pritet të rikthehen, duke kompletuar skuadrën e Mourinhos përpara fillimit të kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here