Prattipati takohet me Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

0
88

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.

Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur se në takim është theksuar rëndësia e stabilitetit rajonal dhe e koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovo.usembassy%2Fposts%2Fpfbid021c3q3Y9xZsj6VJoRiFoEHofBdHCkdPpYMq2EByP3w2SoVFkde2eTP7LvXAQjfNdwl&show_text=true&width=500

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë. Në diskutimin e tyre u theksua rëndësia e stabilitetit rajonal dhe e koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë”, thuhet në njoftim.