Modric në vështirësi te Milani, Amorim kërkon rolin ideal për kroatin

0
31

Luka Modric pati një nga paraqitjet e tij më të dobëta që prej transferimit te Milani, në barazimin 2-2 ndaj Lazios.

Presingu agresiv i Lazios dhe ritmi i lartë i ndeshjes i krijuan vështirësi mesfushorit kroat, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë nga Yunus Musah. Ky ndryshim ndihmoi Milanin të rikthehej në lojë dhe të siguronte barazimin.

Trajneri Ruben Amorim pranoi se Milani duhet të krijojë kushte më të përshtatshme për të shfrytëzuar cilësitë e Modric.

“Duhet të jemi shumë të mirë me topin që Luka të ndihet rehat në lojë. Nëse ndeshjen e kthejmë në tranzicione të vazhdueshme, vrapime dhe situata kaotike, atëherë kjo nuk është loja e duhur për të”, tha Amorim.

Sipas tij, Modric po zbriste shumë pranë mbrojtjes dhe kjo po e kufizonte ndikimin e tij në fazën kreative.

Amorim beson se 41-vjeçari mund të mbetet vendimtar, veçanërisht ndaj skuadrave që mbrohen në bllok të ulët, ku përvoja dhe cilësia e tij në pasime mund të bëjnë diferencën./04 Online/