Messi i pandalshëm, realizon dy gola shumë të bukur në Amerikë

0
246

Leo Messi shënoi dy gola në fitoren e Inter Miami me rezultatin 3:1 ndaj Orlando Cityn në ndeshjen e Kupës së Ligës, kompeticion në të cilin skuadrat e MLS dhe kampionati meksikan luftojnë për trofeun.

Me dy gola të rinj, argjentinasi arriti golin e tij të pestë në ndeshjen e tretë për klubin e tij të ri dhe ekipi i tij u kualifikua në 1/16 e kompeticionit. Ata do të kërkojnë çerekfinalen në ndeshjen kundër Dallasit, përcjell GazetaBlic Sport.

Messi shënoi në minutën e shtatë, pas një super asistimi të Robert Taylor. Skuadra e Inter Miami kaloi në avantazh me këtë gol.

Golin e dytë personal, Messi e realizoi në minutën e 72’të.

Më poshtë gjeni dy golat e tij:

Leave a Reply