Turqia nuk gjen qetësi nga tërmetet, shikoni si e mbron infermierja foshnjën e porsalindur gjatë momentit të lëkundjeve

0
334

Ndryshimet klimatike të viteve të fundit po shkaktojnë një mori rreziqesh që janë kthyer në një kërcënim serioz për planetin. Temperaturat, zjarret, përmbytjet, tërmetet etj, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Vetëm 6 muaj nga tërmeti shkatërrimtar që i mori jetën mijëra personave, në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë, kjo e fundit është përballur sërish me lëkundje të forta ditën e sotme.

Tërmeti ka goditur zonën e Gaziantep, aty ku u shënua edhe tërmeti më shkatërrues i 100 viteve të fundit në shtetin turk.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, përveç disa banesave të shkatërruara të cilat pas goditjes së parë e kanë pasur të papërballueshme praninë e lëkundjeve të tjera.

Në videon më poshtë janë momentet e lëkundjeve në një nga spitalet të vendit, ku një infermiere shumë humane nxiton me shpejtësi të mbrojë foshnjën e porsalindur duke mos e menduar fare jetën e saj.

Njëkohësisht kujtojmë se një numër i madh shqiparësh gjenden në Turqi, të cilët prej vitesh kanë ndërtuar jetën e tyre atje. 

Leave a Reply