Messi debuton në MLS, shënon golin e mbrëmjes

0
189

Pasi fitoi League Cup dhe dërgoi Inter Miamin në finale të US Open Cup, Lienel Messi ka bërë debuimin në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Futbollisti argjentinas debutoi në ndeshjen ndaj New York Red Bulls, ku Inter Miami fitoi me rezultat 2-0, shkruan IndkesOnline.

Messi edhe njëherë dëshmoi se po kalon në një formë fantastike, ku shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Ai ndali për mrekulli një top në zonën e rrezikshme e më pastaj bëri një pasim fantastik për Cremaschi ndërsa ky i fundit i’a ktheu topin përsëri dhe Messi e dërgoi në rrjetë në minutën e 89-të.

Ky ishte goli i 11-të i Messit me fanellën e Inter Miamit në 9 ndeshje të luajtura deri më tani.

Leave a Reply