Me shami dhe e pagrimuar, Tuna largohet nga Siria pas misionit human

0
443

Tuna Sejdiu ka qëndruar disa ditë në Siri ku ka vizituar zonat e prekura nga lufta.

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e organizatës zvicerane ‘’For Children Smile’’, e cila ka në fokus ndihmën ndaj fëmijëve në nevojë.

Tuna bashkë me anëtarë të kësaj organizate kanë udhëtuar drejt Sirisë ku kanë ndihmuar fëmijë në zonat e prekura nga lufta.

Ndërsa ditën e djeshme ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se është larguar për t’u kthyer në shtëpinë e saj.

Me shami në kokë dhe e pagrimuar artistja shihet në një nga pamjet teksa bisedon me fëmijët, të cilëve edhe u kanë dhuruar dhurata.

Ajo ka qëndruar në qytetin verior të Idlibit, një nga zonat më të prekura nga shkatërrimet e luftimeve që po mbushin një dekadë.

Një zonë e tillë mbetet ende rrezik.

Vetëm pak ditë më parë, forcat e Assad të ndihmuara nga aleatët rus me sulme ajrore vranë pesë fëmijë e plagosën dy të tjerë.

Sidoqoftë, rreziku nuk e ka ndaluar Tunën në misionin e saj humanitar.

Leave a Reply