Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 174 pacientë me COVID-19

0
287

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1259 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton ShSKUK, 1061 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi. Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme: – Klinika Infektive, 113 pacientë – Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë -Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë – Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë – Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë – Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë – Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 822 pacientë, 700 prej tyre Covid-19 pozitivë, 671 me oksigjeno-terapi. – Spitali i Prizrenit, 174 pacientë – Spitali i Gjakovës, 139 pacientë – Spitali i Pejës, 210 pacientë – Spitali i Gjilanit, 144 pacientë – Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë – Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë – Spitali i Ferizajt, 80 pacientë./Gazeta Infokus

Leave a Reply