Kylian Mbappé ka folur me superlativa për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke parashikuar një të ardhme të ndritur për yllin spanjoll.
Sulmuesi francez e ka cilësuar Yamalin si një futbollist me shumë talent dhe beson se ai do të ketë një karrierë të madhe.
“Lamine Yamal është një lojtar shumë i talentuar dhe kam ndjesinë se do të ketë një karrierë të madhe. I uroj gjithë të mirat”, ka deklaruar Mbappé për AS, në një intervistë me gazetarin J.F. Díaz.
Dy yjet e rinj të futbollit botëror janë ndër emrat më të komentuar të gjeneratës së tyre, ndërsa përballjet mes tyre në La Liga kanë shtuar edhe më shumë interesimin rreth rivalitetit të tyre.
Mbappé, tashmë pjesë e Real Madridit, dhe Yamal, lider i sulmit të Barcelonës, pritet të jenë protagonistë të mëdhenj të futbollit evropian edhe në vitet e ardhshme.















































