Manchester City e mposht me lehtësi Evertonin

0
277

Manchester City e ka shënuar fitoren e radhës ndaj Evertonit me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 12-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Raheem Sterling në minutën 44-të, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ‘Qytetarët’ shënuan edhe dy herë të tjera, në minutën e 55-të me Rodrin, teksa golin e tretë dhe të vulosjes së fitores e shënoi Bernardo Silva në minutën e 86-të.

Manchester City pas kësaj fitore ngjitet në pozitën e dytë me 26 pikë, pas 12 ndeshjeve, ndërsa Evertoni mbetet në vendin e 11-të, me 15 pikë. /Klankosova

Leave a Reply