Pochettino ende e ka mendjen tek Tottenhami

0
279

Mauricio Pochettino ka treguar se ai ende e do Tottenhamin dhe pranoi se ende i shikon ndeshjet e ish-klubit me dashuri.

“Kur i shikoj ndeshjet tani, jam gjithmonë me një buzëqeshje dhe duke u përpjekur t’i mbështes ata, sepse kur e do një klub dhe ndihesh si në shtëpi, gjithmonë uron më të mirën për njerëzit që njeh”, tha ai.

E premtja shënoi dy vjet nga dita që kur Pochettino u shkarkua nga Spurs, të cilët po fillojnë jetën nën ish-rivalin e argjentinasit, Antonio Conte, shkruan 90Min, përcjell Klankosova.tv.

“I dua tifozët e Tottenhamit dhe e dua Tottenhamin dhe jam shumë i lumtur që Harry është në Tottenham”, vazhdoi Pochettino.

Argjentinasi rikthehet në skenën e një prej netëve të tij më të paharrueshme si trajner i Tottenhamit javën e ardhshme, kur PSG do të përballet me Man Cityn në Etihad Stadium.

Leave a Reply