Malisheva në fillim të pandemisë ishte në krye të listës tash nuk ka asnjë rast me koronavirus

0
517

Komuna e Malishevës, që në fillim të pandemisë kryesonte listën e të prekurve me koronavirus, tash nuk ka asnjë rast të infeksionit.

Tani e disa ditë të gjitha testet e bëra për rastet e dyshuara kanë dalë negative, njofton Klan Kosova.

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, tha se megjithatë situata pandemike vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet nga shtabi komunal emergjent në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë.

“Virusi vazhdon të jetë aktiv në territorin e vendit tonë, prandaj ne si shtab komunal, vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe për zbatim të rekomandimeve të IKSHPK, për përdorimin e maskave, për mbajtje të higjienës dhe për shmangie të grumbullimeve të panevojshme të njerëzve, me qëllim të mospërhapjes së virusit korona”.

Gjendja me pandeminë Covid-19 në Malishevë vazhdon të jetë kjo: 77 të prekur me Covid-19, prej tyre 76 të shëruar, një person ka vdekur, kurse raste aktive janë zero.

Leave a Reply