Mahniten ekspertët, lagja e ndërtuar 120 vjet më parë, e paprekur nga tërmetet, gjithçka rreth saj e shkatërruar

0
307

Malatya ishte ndër zonat më të prekura e të shkatërruara nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi, ku qindra godina të larta u zhdukën “nga faqja e dheut”, sikur të mos kishin ekzistuar asnjëherë.

Mirëpo, ajo që çuditi edhe ekspertët e ndërtimit vetëm ishin disa ndërtesa historike 120-vjeçare, të njohura si ‘Beşkonaklar’, të cilët qëndruan drejt e të prekura nga lëkundjet.

Ndërkohë, shumë ndërtesa në të njëjtën rrugë u shkatërruan dhe u dëmtuan plotësisht. Kjo gjë vërteton edhe njëherë problemet e mëdha me ndërtimet e reja në të gjithë Turqinë.

Leave a Reply