Liverpool po planifikon të përforcojë mesfushën në afatin kalimtar të verës së vitit 2027, me klubin që synon të afrojë një lojtar në pozitën e Alexis Mac Allister.
Sipas Ben Jacobs, argjentinasi nuk ka marrë ende ofertë për rinovimin e kontratës, e cila aktualisht skadon në vitin 2028.
Ardhja e një tjetër mesfushori mund ta zbresë Mac Allisterin në hierarkinë e skuadrës dhe t’i rrezikojë minutat e tij.
Interesimi për 27-vjeçarin nuk mungon, pasi Manchester City kishte bërë një kërkesë për situatën e tij gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
E ardhmja e Mac Allisterit në Anfield, kështu, mund të bëhet një nga temat për t’u përcjellë gjatë muajve të ardhshëm.















































