Loki të premten publikon këngën e re, bashkëpunim me Flora Gashin

0
799

Pas disa bashkëpunimeve të suksesshme, këngëtari nga Deçani ka bashkuar forcat kësaj radhe me një këngëtare nga Suhareka.

Loki, kohë më parë kishte bashkëpunuar me Ramadan Krasniqin e Sinan Vllasaliun duke sjellur këngë të cilat janë pritur mirë nga ndjekësit e tij të shumtë, shkruan 04 Online. Pos këtyre bashkëpunimeve, ai ka sjellur edhe disa këngë solo të punuara nga mjeshtër të njohur të muzikës.

Por kësaj radhe, Loki ka menduar për një bashkëpunim me dimension krejt tjetër, duke bashkuar forcat me këngëtaren e njohur kosovare, Flora Gashi.

Kënga është realizuar nga një produksion i njohur, ndërsa tani kanë mbetur që të finalizohen pjesë nga vidoklipi i cili është realizuar në Kosovë./04 Online

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Leave a Reply