Lazio rikthehet në garë për Armando Brojën

0
37

Lazio po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit shqiptar, Armando Brojës, i cili mund të largohet nga Burnley gjatë këtij afati kalimtar veror.

24-vjeçari, i cili u afirmua te Chelsea në Premierligë, sezonin e kaluar ra nga elita angleze me Burnleyn, shkruan 04 Online.

Sipas raportimeve nga Anglia, klubi anglez është i gatshëm ta lejojë largimin e Brojës në formë huazimi, pa detyrim blerjeje. Burnley do të pranonte që marrëveshja të përfshinte vetëm opsionin e blerjes, një formulë që do ta bënte transferimin më të favorshëm për Lazion./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here