Priten vërshime në Suharekë, Muharremaj në gjendje gatishmërie

0
61

Kryetari i Suharkës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sipas të dhënave të IHK-së, ditëve në vazhdim do të ketë reshje të dendura të shiut.

Ai tha se kjo situatë mund të krijoj vërshime, andaj si komunë do jenë në gjendje gatishmërie.

“Sipas të dhënave të Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, ditëve në vazhdim ka reshje të dendura të shiut.

Kjo situatë, mbase mund të krijoj vërshime të mundshme, andaj ne si Komunë e Suharekës, do të jemi në gadishmëri të plotë në menagjimin e kësaj situate.

Me të gjitha ekipet do të jemi në teren, dhe pres gjithashtu edhe ndihmën vullnetare nga ana e qytetarëve“, ka shkruar Muharremaj.

Leave a Reply