Në këtë ditë do të mbahet balotazhi për zgjedhjet lokale

0
316

Gjashtë ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë të diele.

Nëse asnjë nga kandidatët për kryetar të komunave nuk fiton më 50%+1 të votave, atëherë do të organizohet edhe një raund i ri zgjedhor.

Kësisoj, balotazhi në ato komuna ku asnjëri nga kandidatët nuk fiton më të parën, raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet më 14 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së për “Indeksonline”, Valmir Elezi.

“Ligji për zgjedhjet lokale parasheh që nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50% +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, atëherë KQZ-ja është e detyruar që të organizojë raundin e dytë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele, katër javë pas raundit të parë. Në raundin e dytë, kandidati i cili fiton shumicën e votave, zgjidhët Kryetar i Komunës”, ka thënë Elezi.

Elezi poashtu ka ndarë disa të dhëna edhe për zgjedhjet e kaluara lokale.

“Në Zgjedhjet Lokale 2017, raundi i dytë është organizuar në 50% të komunave apo në 19 nga 38. Por, nëse flasim për nga detajet e një procesi zgjedhor, raundi i dytë është organizuar në rreth 71% e vendvotimeve apo në 1,777 nga 2,505, si dhe numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë ka qenë rreth 72% e votuesve apo rreth 1.4 milion votues nga rreth 1,9 milion votues”, ka përfunduar Elezi./Indeksonline

Leave a Reply