Nesër takimi Kosovë-Serbi, këto janë temat që do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë

0
348

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë , ka treguar për temat që do të fliten në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.Hoti tha se do të diskutohet për projekte të mëdha infrastrukturore, megjithatë la mundësinë hapur të diskutohet edhe për diskutimin e temave tjera.

“Dakordimi i jonë për këtë takim ka qenë që të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë ekonomitë e dy vendeve”, është shprehur Hoti.

E lidhur me këto projekte, Hoti ka thënë se ka përgatitur një listë me të cilën do të futet në dialog.
“Ne e kemi përgatitur një listë të këtyre projekteve”, ka thënë Hoti.“Për neve është në interes të imponohen të gjitha temat gjatë dialogut”, shtoi Hoti.

Leave a Reply