Jurisprudenca ndër vitet e kaluara dhe në të tashmen

0
551

Në kohën e para-luftës, kur ishte vetëm Universiteti i Prishtinës, Jurisprudenca mbahej nga 3-4 herë brenda një viti (ashtu siç parashihet edhe me Ligj).

Ishte vetëm Universiteti i Prishtinës, dhe natyrisht kishte më pak numër juristësh, por Jurisprudenca, mbahej 3-4 herë, brenda një viti.

Në kohën e pas-luftës, u shtuan Universitetet Private siç janë : UBT (2001), AAB (2002), FAMA (2003), UNIVERSUM (2005). Aso kohe, deri më 2006, niveli arsimor i lartë – universitar, numëronte [1] Universitet Publik (UP) dhe [4] Universitete Private.

Edhe përgjatë viteve të pasluftës (2000-2006), nuk kishte po aq numër të madh të Juristëve. Jurisprudenca, prapë organizohej 3-4 herë në vit!

Pas vitit 2010, u shumuan Universitetet Publike dhe ato Private.

Tanimë, ekzistojnë [7] Universitete Publike dhe mbi [20] Private.

Kur kishte numër më të vogël Juristësh dhe numër më të vogël universitetesh, Jurisprudenca mbahej 3-4 herë në vit, ndërsa tani ka pothuajse gjysmë dekade që Jurisprudenca mbahet mezi vetëm 1 herë në vit, derisa numri i Juristëve është i shumtë!

Ndërkaq, duhej të ishte e kundërta! Pra, Jurisprudenca duhet të organizohet sa më shpesh çdo 2-3 muaj, duke e marr parasysh numrin e Juristëve.

Nqs gjatë periudhës së paraluftës kishte 100 Juristë të diplomuar dhe atë brenda 10 vitesh (ishte vetëm UP.), kjo rezulton që në kohët e sotme kemi afërsisht 30 Universitete Publike&Private dhe për nji dekadë rezultojnë të diplomuar mbi 5000 juristë apo më shumë!

Jurisprudenca duhet të organizohet më shpesh.

  • Jurisprudenca është provim, që duhet të kalohet nga Juristët, që dëshirojnë të bëhen Avokatë, Prokurorë dhe Gjyqtarë (Gjykatsë).

Shkruan: Leutrim BRAHA

Leave a Reply