Berisha: Kauza jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare po gjen përkrahje anekënd Kosovës

0
421

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thënë se kauza jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare po gjen përkrahje anekënd Kosovës.

Berisha njëherit ka bërë me dije se subjekti politik të cilit ai i takon, me 14 shkurt do të dal fitues.

“#MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare!
Kauza jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare po gjen përkrahje anekënd Kosovës, andaj i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të rreshtohen përkrahë Çlirimtarëve dhe të dalin në mbrojtje të vlerave kombëtare, sepse ne asnjëherë nuk kemi ndërmarrë nisma joserioze dhe si çdoherë, edhe më 14 Shkurt do të dalim triumfues!”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply