Enca me të motrën shijojnë pushimet në Prevallë, nuk mungojnë imazhet provokuese nga xhakuzi

0
452

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është gjithmonë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe imazhet me përmbajtje provokuese.

Një gjë të tillë e ka bërë në videot e fundit të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar me bikini, duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Enca është duke shijuar me të motrën e saj, Uindin, në një hotel në Prevallë, teksa kanë ndarë me ndjekësit momente nga relaksimi tyre në xhakuzi.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Këngëtarja e cila është e njohur për paraqitje të tilla në rrjetet sociale, arriti që ta kthejë edhe një herë vëmendjen e fansave nga ajo.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Enca përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor që nga vera e vitit të kaluar.

Projekti i fundit mbetet bashkëpunimi “Break Down” me reperin Don Xhon, që rezultoi mjaft i suksesshëm. /Telegrafi/

Leave a Reply