Berisha: Do të jemi garancë e fuqishme e mbështetjes së bizneseve në Prizren

0
66

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, i shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin e Prizrenit, vizitoi fabrikën për prodhimin e produkteve të mishit “Xhoshkun”, si dhe fabrikën për zinkimin e prodhimeve të metalit “Galvazink”, thuhet në njoftimin e Nismës në Prizren.

“Pasi u njoftua nga pronarët e këtyre fabrikave për hallet dhe problemet që i preokupojnë këto biznese, kryetari Berisha i garantoi se me fitoren e projektit tonë “Shpresë për Prizrenin”, do të qëndrojmë krah bizneseve duke i krijuar fillimisht kushte dhe infrastrukturë rrugore, kanalizim, ujë të pijes, si dhe eliminim të barrierave burokratike për bizneset.
Kërkesat e shumë bizneseve për fat të keq kanë hasur në vesh të shurdhër nga qeveria në ikje, prandaj ne jemi garancë e fuqishme e mbështetjes së bizneseve si një nga mundësitë e mira për ngritjen e mirëqenies sociale në qytetin tonë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply