Balaj: Objektet shkollore janë në gjendje të mjerueshme

0
632

Kemi mungesa të parashkolloreve, mungesa të hapësirave gjelberuse dhe sportive, mos të flasim për sallat e veçanta dhe laboratore e tabela digjitale, kështu ka deklaruar Sherife Balaj, kandidate e PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Balaj në profilin e saj në ‘facebook’ ka publikuar edhe disa fotografi të objektit shkollor në fshatin Dedaj.

Postimi i plotë:

Gjendja në objektet shkollore të Prizrenit
Viti i ri akademik 2021-2022 tashmë ka filluar edhe pse me vonesë ende nuk janë pajisur nxënësit me tekste shkollore, ende nuk janë të angazhuar të gjithë mësimdhënësit të vonuar në pritje të konkurseve të tejzgjatura, për shkakun e kalkulimeve politike dhe ndikimit të fushates zgjedhore për pranimin në punë të kandidateve.
Objektet shkollore janë në gjendje të mjerueshme, ashtu siç po shihet në foto më poshtë👇
Kemi mungesa të parashkolloreve, mungesa të hapësirave gjelberuse dhe sportive, mos të flasim për sallat e veçanta dhe laboratore e tabela digjitale, etj.
PO JETOJM NË SHEKULLIN XXI,
ME MENDESINË QEVERISESE TË TEJKALUAR!

MOSLejoMeiHumbedhe4VitePrizreni

BashkëPërPrizrenin🤝

ShaqirTotaj 177✔️

SherifeBalaj 33✔️

Leave a Reply