Lajm i keq për Real-in, rrezikon të humbasë titullarin përpara sfidës me City-n

0
253

Real Madrid dhe trajneri Carlo Ancelotti kanë marrë një lajm jo të mirë, pasi Carlos Henrique Casemiro nuk ka zbritur në fushë ditën e sotme për t’u stërvitur me grupin përpara ndeshjes kundër Osasunës që do të luhet këtë të mërkurë, për shkak të disa problemeve muskulore.

Mesfushori brazilian, i cili mungoi në ndeshjen ndaj Sevillas për shkak të kartonëve, mund të mos marrë pjesë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Manchester City-t, e cila do të luhet në “Etihad” pas një jave.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Casemiro ka disa probleme muskulore, që nuk e lejojnë atë të marrë pjesë në ndeshjen kundër Osasunës dhe që e vënë në dyshim prezencën e tij në takimin  kundër City-t./SS

Leave a Reply