Lajçak diskuton për dialogun me nënsekretarin e OKB’së: E mora mbështetjen e plotë nga ai

0
137

Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York së fundmi ka takuar nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, shkruan Reporteri.net.

Lajçak ka thënë se ka marrë mbështetje të plotë nga Pierre Lacroix

“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKBË-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak në X.

Kujtojmë se Lajçak para katër ditësh ka takaur Këshilltarin e Lartë të DASh, Derek Chollet si dhe të Dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak ka takuar në New York edhe presidenten Vjosa Osmani e presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Leave a Reply