Kurti homazhe tek varri i Vokrrit

0
460

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me deputetë të këtij subjekti, ka vizituar sot varrin e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri në dyvjetorin e vdekjes.

Kurti ka thënë se Vokrri ishte arsyeja e fitoreve të Prishtinës, derisa ndau dhe një rrëfim të miqve të tij futbollistë.

”Bashkë me deputetët z. Shpejtim Bulliqi, znj. Saranda Bogujevci, z. Fitim Haziri dhe z. Yll Rugova nderuam veprën dhe jetën e Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit e të sportit, në dy vjetorin e vdekjes së tij.

Fitoret e Prishtinës ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij ai e pushtonte fushën. Tregojnë bashkëlojtarët e tij me gjysëm shaka: ‘kur ndeshja ishte sfilitëse dhe donim të pushonim ia kalonim topin Fadilit’. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e vajzave e djemve tanë”.

Leave a Reply