Thaçi për Vokrrin: Dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor

0
415

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kujtoi ish-kryetarin e FFK-së Fadil Vokrrin në dyvjetorin e vdekjes.

Thaçi ka shkruar se Vokrri dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën.

“Dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën. Në dyvjetorin e vdekjes e kujtojmë legjendën Fadil Vokrri, i cili e zhvilloi dhe ndërkombëtarizoi sportin kosovar në arenën ndërkombëtare. Me profesionalizimin, urtësinë dhe vizionin e tij, Vokrri arriti ta anëtarësoi Kosovën në UEFA dhe FIFA. Gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij”,  ka shkruar Thaçi.

Leave a Reply