“Kur ta kapësh pas 5 vitesh duke të tradhtuar…”, armiqtë e Ledri Vulës i drejtohen Sarës, Dj Blunt&Real1

0
439

Lumturia e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës duket se nuk i ka bërë të gjithë të ndihen mirë. Sara dhe Ledri do të bëhen së shpejti prindër të një vajze dhe këtë moment të ëmbël për ta e ndanë edhe me fansat e tyre në Instagram. Por një deklaratë tejet e pahijshme ka ardhur nga armiqtë e Ledri Vulës, Dj Blunt dhe Real 1, drejtuar Sarës.

“Eh moj Sara Hoxha, mbas 5 vitesh, kur ta kapësh duke të të tradhtuar, ke për ta kërkuar këtë moment, me e pas thikën në dorë e me ja ngul tejpërtej, por do të jetë vonë.”,-shkruhet në adresën e tyre në Twitter, që sipas fansave dhe raportimeve në media është profili real i dyshes në Twitter.


Ky koment nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit në rrjet, që iu kanë kërkuar të mos ngjallin urrejtje me fjalë, e sidomos në një rast të tillë.

Ledri Vula dhe Blunt prej kohësh kanë një përplasje mes tyre. Ish-kolegët e duetit “Nëse më don ti”, zunë faqet e para të portaleve për deklaratën e Blunt. Dj tha në Instagram se: “Ne e kishim këngën gati, do nxirrnim klipin dhe e lamë përgjysmë, kur Ledri erdhi tek ne dhe kërkoi të bënim remix. E kemi respektuar si koleg, si shok, të tëra, por ai është një ku*vë.”

Debati vijoi megjithëse Ledri Vula nga ana e tij, nuk tha asnjë fjalë të keqe për të.

“Prej gjithë njerëzve me të cilët kam bashkëpunuar këta [Dj Blunt dhe Real 1] janë të parët… nuk e di pasha Zotin. Blunti është një prej DJ më të mirë. Si DJ kam shumë respekt për të, për çfarë ka bërë më përpara, por çfarë problemesh psiqike ka tani, unë psikiatër s’jam. Unë me njerëzit lë kujtime dhe kujtimet e bukura nuk dua të m’i prishë një fazë e keqe që kalojnë ata.”,-tha Ledri. 

Bashkëpunimin e tyre, “Nëse m’don ti”, Ledri vazhdon ta performojë në mbrëmje live, ndërsa Blunt nuk ndalet me sherre edhe me kolegët e tjerë, përfshirë këtu reperin Gjiko, për të cilin tha se “edhe flokët i ka me qira”.

Leave a Reply