Kujtim Gashi, emërohet shef i shtabit zgjedhor të PDK-së në Prizren

0
503

Përmes një komunikate për media, dega e PDK në Prizren njofton se, Kujtim Gashi, është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 17 tetorit.

” Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren në mbledhjen e Kryesisë së Degës ka vendosur me unanimitet të plotë Shef të Shtabit për zgjedhjet lokale të Tetorit Nënkryetarin e Degës Z. Kujtim Gashi!

Kujtim Gashi është figurë gjithëpërfshirëse, ka eksperiencën, ekspertizën, energjinë dhe pasionin për të udhëhequr aktivitetin tonë politik.

Me Kujtimin në krye të aktivitetit politik, në krye të listës sonë të Kandidatëve për asamble komunale dhe si drejtues i ekipit më të mirë për Prizrenin, fitorja është akoma më e sigurtë.

PDK përveç Kandidatit më të mirë për Kryetarin e ardhshëm të Komunës, z. Shaqir Totaj, vizionit për Prizrenin që qytetarët e meritojnë, ka dhe ekipin më të mirë të asambleistave të udhëhequr nga Z. Kujtim Gashi, udhëheqës me eksperiencë, dinjitet, integritet dhe shumë pasion për ta reformuar qytetin tonë.”, thuhet në komunikatën e degës së PDK në Prizren.

Lidhur me këtë ka reaguar ede Kujtim Gashi duke ofruar gatishmërinë e tij të plotë për siç ka thnë në rikthimin e PDK-së në Prizren.

“Të dashur miq, qytetarë, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Mirënjohjen time ndaj jush për përkrahjen e pashterrshme ndër vite kam vendosur t’ua kthej duke vazhduar rrugëtimim tim këtu ku e kam filluar ëndrrën më të madhe të jetës sime, këtu ku kam filluar rrugën politike dhe rrugën e shërbimit tim ndaj qytetarëve tanë që më mbështetën përherë parreshtur, këtu në qytetin tim, në Prizren!
Unë do të jem pjesë e Listës Fituese në Prizren, pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe jam i nderuar që do t’i prijë kandidatëve për Kuvendin e Komunës. I vendosur si kurrë më parë për fitore, për mbështetje, për të punuar orë e çast për qytetin, për qytetarët!

Përveç dëshirës së madhe për të shërbyer për qytetarët e Prizrenit, shtysë e madhe për kandimin tim ka qenë edhe kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, i cili është kandidati më i mirë në këtë garë, ka virtyte të larta njerëzore, morale dhe kulturore, është njeri me integritet, profesionalisht i pregaditur dhe mbi të gjitha është Kryetari gjithëpërfshirës që i duhet Prizrenit!

Lista e kandidatëve të PDK-së në Prizren është diverse, përfshin të gjitha kategoritë sociale të qytetit dhe rretheve, ka njerëz me vlera profesionale, me të kaluar dhe histori heroike dhe është zëri i qytetarëve që duan të dëgjohen, përfaqësohen dhe të përfshihen! Jam shumë krenar të udhëheq me ekipin e fitores!
Me përulësi u jam falenderues përherë! Na priftë e mbara! KG”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply