Kujdes nga lagështia e tepërt ose mungesa e saj në shtëpi, këto janë efektet negative për shëndetin

0
177

Tashmë që stina e dimrit po vjen, mënyrat e ngrohjes edhe pak kohë do të gjejnë përdorim, ndaj duhet të keni parasysh të tregoni një kujdes të shtuar.

Si lagështia e tepërt që mund të vij si rezultat i mosizolimit të mirë të ambientit ku banoni nga shirat, ose nga temperatura mbi normalen nga sobat ose kondicioneri, por edhe mungesa e lagështirës që shkaktohet nga ngrohësit, janë shumë të dëmshme për shëndetin e trupit.

Prania e lagështirës krijon ‘koloni’ të shumta myku dhe është një problem më i madh kryesisht për njerëzit që vuajnë nga alergjitë. Por edhe individët jo alergjikë vuajnë nga efektet shëndetësore të lagështisë, kur nivelet e saj janë të larta.

Së pari lagështia e tepër për shkak të temperaturës së lartë në dhomë, do ju shkaktojë djersitje. Dhe në dimër djersitja është një nga faktorët kryesorë që ndikon në ftohje.

Ndërsa nga ana tjetër mungesa e lagështisë mund të shkaktojë dehidratim dhe mungesë të ekuilibrit kimik në trup. Kur nxehtësia është mbi normalen në ambient atëherë mund të shkaktojë ngërçe, gjendje të fikëti, ndjesi mbytëse, etj,.

Po ashtu, efektet e lagështisë së ulët në lëkurë manifestohen përmes: lëkurës së thatë, buzët e plasaritura, apo sytë e thatë.

Mbajtja e niveleve të lagështisë në nivelet midis 35% dhe 50% është shpesh ideale. Kjo jo vetëm që promovon funksionimin normal të trupit, por gjithashtu parandalon përhapjen e alergeneve, të tilla si pluhurin dhe mykun.

Leave a Reply